26-04-2024

Prizreni nikoqir i rektorëve të Kosovës e të Shqipërisë

Në kontekstin e shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (LSHP) në këtë qytet do të organizohet një tryezë e përbashkët, në të cilën do të jenë prezentë rektorët e universiteteve publike të Kosovës e Shqipërisë.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, gjatë një takimi me rektorët e universiteteve publike, ka thënë se ndër temat kryesore të takimit të përbashkët në Prizren do të jetë mobiliteti i profesorëve për programe të rëndësishme, por që janë në rrezik të mbylljes në mungesë kuadrosh, si dhe për  mundësinë e rritjes së kuotave për studentët kosovarë dhe anasjelltas për pranim në programet e avancuara  në vendet përkatëse.

Përmes një kumtese, njoftohet se ministri ka paraqitur disa pika të rëndësishme bashkëpunimi në mes të universiteteve publike të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë me interes për të dyja vendet, të cilat kanë dal nga takimi me ministren e Arsimit të Shqipërisë që është mbajtur muajin e kaluar,

Temë tjetër e rëndësishme e takimit të 10 Qershorit do të jetë bashkëpunimi më i ngushtë mes instituteve të historisë, me qëllim të harmonizimit dhe funksionalizimit të të dy instituteve dhe krijimi i një trupe të përbashkët për njohjen e profesioneve të rregulluara mes dy vendeve.

 

Asnjë koment

Comments are closed.