05-10-2024

Haskuka optimist se mundësit prizrenas do të jenë në “Olimpiadën 2020”

Anëtarë të klubit të mundjes “Prizreni” kanë qenë mysafir të kryetarit të komunës, Mytaher Haskuka.

Për takimin ka njoftuar në faqen e tij të “facebook-ut” vetë kryetari, duke thënë se kampionët e Kosovës në mundje këtë vit i ka fituar titujt e kampionit në të gjitha kategoritë, tek kadetët, juniorët dhe tek seniorët.

 

“Besoj që disa nga mundësit prizrenas do të kualifikohen në Olimpiadën e vitit 2020 dhe se sukseset nuk do të mungojnë. Në shenjë respekti, klubi ma dhuroi kupën e fituar, të cilën me kënaqësi do ta mbaj në zyre”, ka shkruar ai.

 

Në ciësinë e kryetarit të Komunës, Haskuka tashmë ka pritur edhe disa ekipe të tjera dhe sportistë të tjerë të dalluar, përfshirë edhe anëtarët e klubit të basketbollit “Bashkimi”, të cilët në maj fiton titullin historik të kampionit.

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.