26-04-2024

Filloi faza e parë e zgjerimit të shtratit të lumit në Turjakë

Ka filluar realizimi i projektit për zgjerimin e shtratit të lumit Mirusha, në fshatin Turjakë të Komunës së Malishevës. Ky projekt ishte nevojë e domosdoshme, në mënyrë që të parandalohen vërshimet që shkaktohen nga rrjedha e lumit, ku si pasojë shumë toka bujqësore mbesin të pa shfrytëzuara.

Njoftohet se nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha, i shoqëruar edhe nga drejtori i inspektoratit, Dibran Kastrati, janë njoftuar me punimet që janë kryer deri më tani, në pjesën më kritike të shtratit të lumit.

Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit në sezonin e dimrit, lumi Mirusha, në këtë pjesë të Turjakës, kishte dalë nga shtrati, duke e devijuar rrjedhën e tij, dhe si pasojë një pjesë e madhe e tokës bujqësore dhe livadheve, kishte mbetur e pashfrytëzuar deri më tani.

Pas zgjerimit të shtratit, nga tani lumi është kthyer në rrjedhën normale të tij, ndërsa tokat në atë pjesë, kanë filluar të thahen dhe të jenë përsëri të shfrytëzueshme nga pronarët.

“Zgjerimi i shtratit të lumit Mirusha, do të vazhdoj të bëhet edhe në pjesët tjera në këtë fshat, me qëllim të parandalimit të vërshimeve, dëmtimit të tokës bujqësore dhe  rrugës së fshatit”, thuhet në njoftimin e komunës.

 

Asnjë koment

Comments are closed.