25-04-2024

Një biçiklist goditet nga vetura në Prizren

Një person është goditur nga një veturë, derisa ai po ngiste biçikletën në rrugën “Ankara” në Prizren.

Sipas policisë rasti ka ndodhur kur një i dyshuar duke lëvizur me veturë ka goditur një biçiklist, shtetas të Shqipërisë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.

 

Asnjë koment

Comments are closed.