Një aksident trafiku ka ndodhur në Prizren, kur një këmbësore është goditur nga një veturë.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren.
“I dyshuari mashkull K-Boshnjak deri sa ishte duke drejtuar veturën me targa vendore, nga pakujdesia godet këmbësoren-viktimën femër K-Shqiptare e cila ishte duke kaluar rrugën”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar. /GazetaePrizrenit.net