Një muaj paraburgim për anëtarin e “Albkings” që shpërndau numra telefoni e fotografi denigruese
Gjykata Themelore në Prishtinë, ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji të pandehurit V.A., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti e ka kryer veprën penale “ngacmimi”.
Sipas njoftimit, i pandehuri V.A., që nda 6 maji i këtij viti dhe në vazhdim, me dashje dhe qëllim të ngacmimit ia ka shpërndarë numrat e telefonit t dëmtuarave A.Th-M dhe A.A., në grupin famëkeq “Albking” në Telegram.
“Dhe pastaj anëtarët e këtij grupi kishin filluar t`i kontaktonin të njëjtat përmes telefonave të tyre si dhe aplikacioneve të ndryshme në internet, duke kërkuar nga të dëmtuarat takime si dhe favore, po ashtu ekzistojnë dyshime të bazuara se i njëjti ngjashëm ka vepruar edhe ndaj personave tjerë, duke shpërndarë të dhëna dhe numra të telefonit në ketë grup, fotografi të ndryshme në forma dhe përmbajtje degraduese për vajza dhe gra, duke i etiketuar dhe fyer me terma nënçmuese, e që të njëjtave ju ka shkaktuar shqetësim të madh emocional”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Në hetimin e grupit denigrues të quajtur “Albkings” është përfshirë edhe FBI amerikane.