24-10-2024

Gjenden në Prizren vajzat që u raportuan të zhdukura, policia: Ishin larguar nga shkolla në ora 09:00

Dy vajza u raportuan si të zhdukura nga nënat e tyre në qytetin e Prizrenit, raporton Sinjali

Një vajzë 14 vjeçare dhe një tjetër 13 u raportuan si të zhdukura në Policinë e Kosovës nga nënat e tyre.
Vajzat ishin larguar nga shkolla me datën 8 maj rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prizrenin, Shaqiri Bytyqi.

Bytyqi tha se vajzat ishin raportuara të zhdukura nga nënat e tyre, ku me të pranuar informacionin policia ka arritur t’i gjej ato sot në Prizren.

“Dje janë raportuar të zhdukura nga nënat e tyre. Vajzat janë larguar nga shkolla me datën 08.05.2024 rreth orës 09:00. Posa janë raportuara të zhdukura vajzat, policia ka punuar itensivisht deri sa sot paradite janë gjetur në Prizren”,
tha Bytyqi.

 

Asnjë koment

Comments are closed.