Një muaj paraburgim prizrenasit të dyshuar për 236 mijë euro të falsifikuara
Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1)muaji ndaj të pandehurit me iniciale E.M. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, falsifikimi i parasë, dhe fajdeja nga
Masa e paraburgimit prej një (1) muaji do ti llogaritet prej kohës së arrestimit datë11.06.2018, nga ora 20:10 min. dhe do të zgjasë deri me datën 11.07.2018.
Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshimi i bazuar se i pandehuri me iniciale E.M. ka kryer veprat penale të cekura më lart, i cili dyshim vërtetohet edhe nga provat të cilat janë mbledhur deri në këtë fazë të procedurës, e posaçërisht nga provat materiale të datës11/12.06.2018, procesverbali mbi bastisjen e banesës dhe personave të dyshuarit E.M. nga policia me dt. 11.06.2018, në të cilën janë gjetur granata dore, municion, armë, pranga, sprej, një elektroshok, një shufër metalike, para të falsifikuara të apoenave të ndryshme 50, 100, 200 dhe 500 euro ( në shumën e përgjithshme prej 236.150 ) euro.