06-05-2024

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e 2016-ës në Sopijë të Suharekës

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale F.L. nga fshati Krajisht, Komuna e Lipjanit,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, të vrasjes së rëndw, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Ky rast ka të bëjë me vrasjen e 22 vjeçarit nga fshati Sopi i Suharekës, Egzon Mazrekut dhe plagosjen e babait të tij, Naimit 47 vjeç.

Në përshkrimi e lëndës nga Prokuroria, thuhet se me datën  27.01.2016, rrethe orës 19:00, në fshatin Sopi, KK-Suharekë, i pandehuri me iniciale F.L. ndihmon me dhënie të udhëzimeve dhe mënjanimin e pengesave në kryerjen e veprës penale nga XH.H. i cili me dashje privon nga jeta E.M. dhe e vënë në rrezik jetën e N.M. me qëllim fitimit të dobisë pasurore, në atë mënyrë që F.L.,N.M. dhe XH.H. takohen në Fushë Kosovë në kafeterin “Lero”, i pandehuri me iniciale F.L. njofton se hallën e ka në fshatin Mushtishtë e njeh atë rajon dhe propozon që aty të shkojnë për të vjedhur.

“Kështu ata nisen në rrugë përmes autostradës, me XH.H. dhe N.M. i cili e drejtonte automjetin të cilin e  kishte marr me rent nga firma “Roberti” në Prishtinë, rrugës ndalen në fshatin Sopi në shtëpinë e N.M. me qëllim për të vjedhur, me ç’rast N.M. pret në automjet duke bërë roje ndërsa i pandehuri F.L. e hap derën e vogël dhe i pari hyn në oborrin e kësaj shtëpie dhe pas tij hynë edhe tani i dënuari XH.H., dhe shkojnë në katin e dytë të shtëpisë, dhe me që dera ka qenë e mbyllur me çelës janë munduar që ta hapin derën e dhomës me kaçavidë”.

“Pasi i pandehuri me iniciale F.L. del në teras të shtëpisë dhe hetohet nga pronari me iniciale N.M. , i pandehuri me iniciale F.L. kërcen nga terasa e dhomës duke rënë mbi kulmin e garazhës dhe ik, ndërsa XH.H. tani i dënuar, e nxjerr pistoletën dhe nga një afërsi shtënë dhe plagos në të dy këmbët pronarin e shtëpisë me iniciale  N.M. duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, ndërsa me një predhë qëllon në pjesën e gjoksit në anën e majtë tani të ndjerin E.M. djalin e pronarit me iniciale N.M. i cili nga plagët që janë shkaktuar nga arma e zjarrit ndërron jetë dhe dërgohet pa shenja jetë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë, dhe pas veprës së kryer XH.H. me automjetin i cili drejtohet nga N.M. arratisen në drejtim të fshatit Magur të Komunës së Lipjanit”, thuhet në kumtesën e gjykatës./GazetaePrizrenit.net

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.