25-11-2024

Një natë e tmerrshme me shi gati shkatërroi Suharekën

Natë të tmerrshme e kanë quajtur atë të së mërkurës, banorët e Komunës së Suharekës.

Nga reshjet e mëdha të shiut janë vërshuar më shumë se gjysma e fshatrave, raporton KTV.

Shumë familje janë evakuuar e shumë të tjera kanë qëndruar tek të afërmit e tyre pasi shtëpitë e tyre janë bërë të pabanueshme.

I tërë qyteti mbrëmë ka qenë i paralizuar, kurse gjatë ditës së enjte nuk ka pasur as energji elektrike.

Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka kërkuar nga Qeveria t’u dalë në ndihmë banorëve të prekur pasi dëmet llogariten të jenë shumë të mëdha.

E kryeministri përmes një postimi në facebook ka treguar se ka kërkuar nga FSK dhe MPB për mobilizim që të ndërmarrin të gjitha masat që t’u dilet në ndihmë banorëve të kësaj komune.

Asnjë koment

Comments are closed.