25-04-2024

Një organizatë zviceriane ndihmon shëndetësinë në Malishevë

Sipas drejtorit të QKMF në Malishevë, Nuhi Morina, këto pako në mjete pune, përbëjnë otoskop, oftamoskop, peshore, reflektor, inhalator, çanta për punë në terren dhe mjete tjera pune, që janë të nevojshme për punë të përditshme në qendrat mjekësore.

Me këtë rast, drejtori Morina, i ka falënderuar AQH-në, e cila në vazhdimësi e ka ndihmuar QKMF-në.

Për këtë donacion, organizatën AQH, e ka falënderuar sot edhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti. “AQH në vazhdimësi e ka përkrahur shëndetësinë në Malishevë, me mjete pune dhe me trajnime dhe për këtë, në emër të drejtorisë, i falënderoj AQH-në, pasi këto mjete pune, ndihmojnë në masë të madhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore, si dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve”.

Asnjë koment

Comments are closed.