Një person lëndohet në vendin e punë në Malishevë
Një person është lënduar në vendin e tij të punës në Malishevë, transmeton “GazetaePrizrenit.net’.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite, ndërsa vepra është vlerësuar asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës.
“Një mashkull K-Shqiptar ka pësuar lëndime trupore pasi është lënduar derisa ishte duke punuar në një firmë private. Viktima është lënduar derisa ishte duke e lidhur me litar një kamion për ta tërhequr pasi kishte mbretur në baltë”, thuhet në raportin e policisë.
I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK./GazetaePrizrenit.net/