25-04-2024

Një person lëndohet në vendin e punë në Malishevë

Një person është lënduar në vendin e tij të punës në Malishevë, transmeton “GazetaePrizrenit.net’.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite, ndërsa vepra është vlerësuar  asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse  dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës.

“Një mashkull K-Shqiptar ka pësuar lëndime trupore pasi është lënduar derisa ishte duke punuar në një firmë private. Viktima është lënduar derisa ishte duke e lidhur me litar një kamion për ta tërhequr pasi kishte mbretur në baltë”, thuhet në raportin e policisë.

I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.