25-04-2024

Një person nga Kushnini i Hasit humb jetën në një aksident në Hungari

Një prizrenas humbi jetën mbrëmë, si pasojë e një aksidenti të trafikut në Hungari.

Bëhet fjalë për Beg Morinën nga fshati Kushnin i Hasi të Prizrenit, i cili ka humbur jetën në vend, ndërsa dy pasagjerë kanë mbetur të plagosur në këtë aksident, konfirmuan burime të portalit “GazetaePrizrenit.net’.

Njoftohet se vetura e tipit “Mercedes” ishte në shpejtësi të madhe dhe në afërsi të një rrethi, ishte e pamundur të ndalohej duke humbur kontrollën për të dalur tërësisht nga rruga, në afërsi të Budapestit.

I ndjeri prej disa vitesh ka punuar në Hungari ku ka pasur një furrë buke./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.