25-04-2024

Nga 1 marsi, Suhareka fillon kompensimin e shpenzimeve të varrimit

Kryetari i Komunë së Suharekës, Bali Muharremaj sot ka nënshkruar marrëveshjen për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e kësaj komune.

“Tash e tutje Komuna e Suharekës do të mbuloj shpenzimet për ritet fetare dhe ceremoninë e varrimit për çdo qytetar të vdekur.

Sipas një marrëveshje të mirëkuptimit për financim, që është nënshkruar sot me përfaqësues të komunitetetve fetare në Komunën e Suharekës, Kryetarit të Bashkësisë Islame z. Halim Shehu dhe Priftit të Bashkisë Katolike z.Don Mikel Sopit, Komuna e Suharekës do të mbulojë shpenzimet për ceremonitë e varrimeve”, ka shkruar Muharremaj në njoftim.

Sipas tij, shuma që do të ndihmohen familjet për mbulimin e këtyre shpenzimeve është 200 euro dhe do të filloj të zbatohet që nga 1 marsi 2019″./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.