23-04-2024

Momentet e aksidentit tragjik të Beg Morinës nga Hasi në Hungari (Video)

Një ngjarje mjaft e rëndë dhe e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar teksa një shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Bëhet fjalë për shtetasin Beg Morina, 45 vjeç me origjinë nga Kushnini i Hasit, i cili punonte në Hungari.

Mbrëmjen e kaluar teksa po udhëtonte për të hyrë në një autostradë të Hungarisë, Morina është aksidentuar për vdekje.

Ai ndodhej ‘live’ në rrjetin social “facebook” gjatë momentit kur ndodhi përplasja fatale.

Në kamerë shihet se vetura “Mercedes” po udhëtonte me një shpejtësi mjaft të lartë, dhe për një moment humb kontrollin dhe aksidentohet.

Më pas e vetmja gjë që dëgjohet në sfond janë ritmet e muzikës shqiptare dhe rënkimet e fundit.

Profili i të ndjerit Beg Morina në “facebook” është mbushur me ngushëllime të shumta, përfshirë edhe ato nga miqtë e tij të shumtë hungarez.

Morina prej disa vitesh ka punuar në Hungari ku kishte një piceri.

Asnjë koment

Comments are closed.