26-11-2024

Një person tenton të vetëvritet me medikamente mjekësore në Suharekë

Një person ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar sasi të tepruar të medikamenteve mjekësore.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 03:35 në fshatin Semetishtë, të Suharekës.
Siç thuhet në raport, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spital dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar sasi të tepruar të medikamenteve mjekësore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spital dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi

Asnjë koment

Comments are closed.