Një pjesë e lagjes “Bajram Curri” në Prizren mbi 10 orë mbetet pa rrymë
Një banor i Lagjes Bajram Curri për TV Prizrenin ka adresuar shqetësimin për mungesën e energjisë elektrike që ishte ndërpre nga ora 9:40. Ai thotë se ndërprerja ka qenë e planifikuar nga ora 9:00 deri në ora 14:00, por ende nuk kemi rrymë edhe pse tani është ora 18:30, si banor e kemi telefonuar KEDS-in por ata na than që disa herë brenda 30 min vjen rryma, fatkeqsisht kaluan mbi 10 orë dhe ende jemi në terr, tha një banor i lagjes ‘’Bajram Curri’’.
Ndërsa banori tjetër i revoltuar si pasojë ndërprerjes së energjisë tha se tani sapo erdha nga puna po detyrohem të pastrohem me kofa, a është normale në vitin 2020-të të lahemi me kofë, marre, thotë banori i lagjes i shqetësuar.
Ndërsa KEDS-i ka paralajmruar ndërprerjen e energjisë elektike në faqen zyrtare duke thënë se ndërprerje do të ketë për shkak të punimeve me pale të treat dhe ndërprerje do të ketë nga ora 10:00 – 14:00 me 26.01.2020.
“Punime nga palët e treta
Data e punimit: 26-01-2020
Në NS 35/10 kV Prizreni 4 do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Bajram Curri ( (Kodi: 30033008) prej orës 10:00-14:00
Vendet: rrugët: Kukësi, Xhevat Berisha, Sali Bytyqi, Mbreti Pleurat, Bajram Curri, Wiliam Walker; afariste:”Afioni”, “Etem-Trade”, “EULEX”, “Kuk-Komerc”, “Sharri Beton” dhe “Sharri Pllast.
Arsyeja e ndërprerjes: Realizimi i lidhjes 10 kV”.