17-05-2024

Prizren: Ndalohen dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e 19 vjeçarit

Policia përmes një komunikatë ka njoftuar se janë arrestuar të dyshimtit me inicialet H. S. dhe Sh.S., transmeton Klan Kosova.

“Me datë 26 janar 2020, rreth orës 15:52, policia rajonale në Prizren fillimisht ka pranuar një informacion për një person me lëndime në qendrën emergjente në Prizren, pasi policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe duke e trajtuar rastin ka pranuar informatën se personi i lënduar ka ndërruar jetë”.

“Viktima është E.K. i moshës 19 vjeçare. Policia ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme dhe ka kuptuar se viktima ka pësuar lëndime në një rast përleshjeje në rrugën ‘Xhevat Berisha’ në Prizren, dhe pas pranimit të informacioneve për personat e dyshuar ka kryer një kontroll dhe ka ndaluar dhe arrestuar të dyshimtit H. S i lindur ne vitin 1996 dhe Sh.S i lindur ne vitin 1994”.

“Policia ka sekuestruar dy thika që dyshohet se janë përdorur në vrasje. Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes dhe të dyshimtit janë ndaluar në mbajtje në afat prej 48 orësh. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne IML për obduksion. Policia është duke punuar për të kuptuar rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja”.

Asnjë koment

Comments are closed.