20-04-2024

Ja ku është futur kryetari Haskuka

Shkruan:  Zafir Berisha

Çka është tepër, është tepër! Shantazhi publik kundër organeve të drejtësis dhe lufta psikologjike që po e bënë z.Haskuka në vazhdimësi kundër këtyre organeve, nuk mundet ta shpëtoi nga përgjegjësia për shkeljet e mëdha ligjore të cilat po i bënë ai, nga ku si rezultat i kësaj po vjen deri te keqpërdorimet e paras dhe pronës publike si dhe dhënjen e mundësisë që të tjetët të përfitojnë!

Nga Mytaher Haskuka nuk mundet të kërkohet të jetë i përgjegjshëm për detyrën që e ka, sepse duke qenë tepër i papërgjegjshëm ai dhe njerzit që e rrethoin janë futur në ujrat e trubullta nga nuk munden më të dalin më, prandaj ai ka zgjedhur rrugën e sulmit kundër prokuroris dhe gjyqësorit të cilat janë gardian të respektimit të ligjit në Kosovë, me iden që kur të përfundon aty ku e kanë vendin shkelsit e ligjit dhe hajdutët ta ngushëlloi veten dhe të arsyetohet para të tjerve se për inate politike apo “pallavra” të ngjajshme gjoja ja kanë “kurdisur”!!!

Myta besoi se tashmë e ka të qartë se prokurorët e “mahallës”nuk munden deri në pafundësi që ta mbrojnë për shkeljet e mëdha që ka bërë. Ata edhe mund të ja kapërcejn ndonjē shkelje por nuk duhet të harrohet thënja popullore “nēse pitja është ngrën tepsia ka mbetur”! … sepse z. Totaj nuk e ka zbuluar ujin e nxehtë kur ka folur për kurdisje të tenderëve, si nuk është e panjohur punësimet pa konkurs, marrja e pagave me muaj të tërë e njerzëve pa ardhur në punë etj etj.

Vajtimi i z.Haskuka se po mirret me dëmet që qeveria paraprake i ka lën, ka mund të arsyetohet muajt e parë të marrjes së pushtetit, por jo edhe sot kur po shkojm drejtë fundit të mandatit, tashmē ai duhet të mirret me dëmet që po ja shkakton vetë dhe komisarët e tij politik qytetit të Prizrenit! Nuk qeveriset qyteteti duke vajtuar dhe duke ja hedhur fajin të tjetve as me politka të “kapixhikëve”, por duke qenë i përgjeshëm dhe me vizion.

Me qenë korrekt me të tjetët dhe veten, për të ardhë në krye të Prizrenit një njeri i sojit të Mytës nuk jemi edhe ne pa “faj”, që kemi munduar se për me quar “klanin pronto” në shtëpi dhe me i mbështet këta, të cilët po na dalin më tē zi se ata që ishin para këtyre! Por në këto raste duhet ta themi edhe atë, se vetëm të pa besët dhe mashtruesit munden me ta keqpërdor besimin por jo edhe njerzit përgjegjshëm.

P.S.
Shkrimet e opinioneve janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e portalit “GazetaePrizrenit.net”.

Asnjë koment

Comments are closed.