04-05-2024

Raportohet se së bashku me Bryant ka vdekur edhe vajza e tij

TMZ raporton se së bashku me Kobe Bryant, në bordin e helikopterit ishte edhe vajza e tij, Gianna Maria Onore, e njohur si GiGi.

Sipas mediumit TMZ, së bashku me Bryant në bord ishte vajza e tij 13-vjeçare, raporton Insporti

Sipas këtij burimi, ata ishin rrugës për në Mamba Academy për një stërvitje basketbolli, kur edhe ndodhi aksidenti.

Tashmë është konfirmuar se Bryant ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare, pas këtij aksidenti tragjik.

Bryant mësohet se ishte në bord së bashku me 3 persona të tjerë derisa është konfirmuar se 5 persona kanë vdekur si pasojë e aksidentit.

Asnjë koment

Comments are closed.