23-11-2024

Një pjesë e Prizrenit pa ujë të pijes nga mëngjesi

Një pjesë e madhe e Prizrenit, përfshirë lagjet “Bazhdarhane” atë “Ortakoll” dhe “Arbana” kanë mbetur pa ujë të pijes, që nga orët e mëngjesit, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.

 

Zyrtarët e kompanisë  “Hidroregjioni Jugor” që edhe bën furnizimin me ujë në Prizren, nuk kanë dhënë ndonjë informacion se për çfarë është ndërprerë uji, ndërkohë që sot temperaturat në Prizren kanë qenë të larta, mbi 30 gradë.

 

Gazeta e Prizrenit është në pritje të përgjigjes së zyrtarëve të ujësjellësit për atë se kur do të rifillojë rrjedhja e ujit në krojet e kësaj pjese të Prizrenit.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.