25-04-2024

Zgjim Kryeziu, zgjedhet kryetar i kb ”Prizreni” (ish-Kalaja)

Anëtari i ri u Superligës së Kosovës në basketboll, ka ndryshuar emrin. Nga KB ” Kalaja”, ky klub do të ketë emrin e ri KB ” Prizreni”, ndërsa kryetar i klubit do të jetë, Zgjim Kryeziu, njofton faqja zyrtare e klubit prizrenas.” Dje pasdite u mbajtë kuvendi i klubit , ku në rend të dites ishte e vetmja pikë zgjedhja e kryetarit te ri klubit. Me vota unanime 29 pro dhe asnjë të kundërt e asnjë abstenim, klubi zgjodhi ,Zgjim Kryeziun, për të qenë kryetar me një mandat prej 4 viteve.

Anëtarët e rinjë të bordit, stafit menaxhues do jenë : Gëzim Morina , Ylli Hoti, Altin Sahiti, Kaltrina Dakaj, Zekë Osmani (përfaqësues i tifozëve) dhe Vetim Shala. Njëkohësisht, kryetari i klubit me automatizëm do zgjedh edhe 3 anëtarë të rinj të bordit.

Në Kuvend në pikën të ndryshme, u propozua që të bëhet ndërrimi i emrit të klubit nga Kalaja në Prizreni, ngase me shpalljen e Prizrenit kryeqyteti historik nga Kuvendi i Republikës së Kosovës , u pa e arsyeshme se një ekip i Prizrenit ta përfaqësoj qytetin me sinonimin e vetë të vërtetë. Edhe ky propozim me vota unanime kaloi.

Pas zgjedhjes së bordit të rinj në mbledhjen e mbajtur të parë, u propozuan të hartohen projektet per thithjen e donacioneve, strategjia e zhvillimit të klubit dhe njëkohësisht u dakorduan që ekipi sërish ti besohet trajnerit, Arbnor Rifati.

Në ditët në vijim,  do bëhet rikonstruktimi i llogos dhe gjitha informacionet qe kemi do ju njoftojmë” thuhet në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të klubit prizrenas ./tv-prizreni/

Asnjë koment

Comments are closed.