26-04-2024

Nis fushata e korrjeve në Suharekë, rendimentet më të ulëta se vjet

Ndërprerjet e reshjeve të shiut dhe përmirësimi i kohës kanë mundësuar fillimin e mbledhjes se bereqetit të grurit në territorin e Komunës së Suharekës, në të cilat janë angazhuar rreth 50 autokombajna, transmeton “gazetaeprizrenit.net’.

 

Me kokrrat e para të grurit të korrura në arat e fshatrave Gjinoc, Leshan, Nepërbisht, Grejkoc, Sopijë e Reqan, sot ka filluar fushata korrje-shirjeve në Në njoftimin e komunës, ndër të tjera thuhet se sipas rezultateve të para që kanë arritur në shtabin komunal për përcjellje të korrje-shirjeve, rendimentet e sivjetme janë të ulëta krahasuar me vitet tjera dhe ato sillen nga 3.000 deri në 3.500 kg. për hektar.

 

Sivjet në arat e Komunës së Suharekës për të përfunduar këtë fushatë sa më herët janë angazhuar rreth 50 autokombajna nga komuna e Suharekës dhe nga qendrat tjera komunale, në të cilat korrje-shirjet fillojnë më vonë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.