16-04-2026

Një punëtor në Prizren pëson lëndime të rënda nga kontakti me rrymën, dërgohet në QKUK

Një person është lënduar rëndë si pasojë e goditjes nga rryma në Prizren.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:30, në rrugën “Ismail Kryeziu”, ku viktima, dyshohet se nga pakujdesia derisa ishte duke punuar në një servis, ka rënë në kontakt me rrymën.

Ai është dërguar për trajtim në QKUK.

“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke punuar në një servis, nga pakujdesia ka pasur kontakt me rrymë dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton Policia e Kosovës.

Asnjë koment

Comments are closed.