05-11-2024

Një rrugë në qendër të Prizrenit do të bllokohet për automjete të hënën

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren, njoftoi qytetarët se të hënën, më 01 korrik 2024, rruga “Shuaip Spahiu” do të jetë e bllokuar për automjete për shkak të punimeve në projektin “Rehabilitimi dhe revitalizimi i hapësirave publike në zonën e parë të mbrojtur në pjesën e vjetër të qytetit, restaurimi i shesheve dhe objekteve’’.

Referuar njoftimit, këmbësorët mund të lëvizin lirshëm.

Në këtë pjesë janë duke u kryer punime prej disa muajsh./ Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.