25-04-2025

Një shtetas kosovar kapet në Morinë me 26 mijë euro të padeklaruara

Policia e Shtetit në Shqipëri ka kapur në flagrancë një 35-vjeçar kosovar në pikën kufitare të Morinës, pasi dyshohet se tentoi të kalonte në Shqipëri me një shumë të madhe parash të padeklaruara.

I dyshuari u kap me 26 mijë euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas ligjit.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në kufi, bazuar në inteligjencën informative, kanë ndaluar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, automjetin me drejtues shtetasin kosovar A. S.”.

Materialet procedurale për rastin i kaluan Prokurorisë së Kukësit, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 35 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë””, thuhet në njoftim. /G. S

Asnjë koment

Comments are closed.