27-10-2020

Një test i ri gjaku diagnostikon kancerin e gjirit

Sipas studiuesve të Universitetit të Heidelbergut, një test i ri i gjakut do të ndihmojë mjekët të diagnostikojnë sëmundjen e kancerit të gjirit në mënyrë të shpejtë dhe joinvazive.

Procedura e re kërkon vetëm disa mililitra gjak në mënyrë që të mund të kontrollojë biomarkuesit që tregojnë praninë e kancerit.

Procedura duhet të jetë e disponueshme për përdorim të përgjithshëm gjatë këtij viti.

Testimet treguan saktësinë  prej 75% në një grup prej 500 pacientësh me kancer të gjirit, transmeron ksp.

Zëdhënësi i Qendrës Gjermane për Kërkimin e Kancerit deklaroi se ‘’çdo koment do të ishte spekulativ derisa studimi të rishikohet në një revistë shkencore të konsoliduar’’.

Tanja Fehm, drejtoreshë e Klinikës Universitare të Dusseldorf Universitetit, tha se lajmi ishte potencialisht emocionues, por shtoi se ”duhej më shumë kohë para se të mund të përdoret në mënyrë rutinore”.

Asnjë koment

Comments are closed.