25-04-2024

Prizren: Arrestohet pasi në veturë i gjendet ‘marihuanë’

Policia e ka ndalur një veturë me tabela vendore, por gjatë verifikimit dhe kontrollimit në të ka gjetur dhe konfiskuar një substancë e dyshuar narkotike e llojit ‘marihuanë’, në peshë 1.94 gram.

Në raportin e policisë, thuhet se rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën ”Sharri” në Prizren.

I dyshuari pas arrestimit dhe  intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt.

Rastet e tilla të gjetjes së substancave narkotike, kryesisht ‘marihuanë’ kohët e fundit janë bërë të shpeshta në raportet e policisë. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.