27-11-2024

Njëri nga serbët e arrestuar në bjeshkën e Moknës, është i dyshuar për vrasjen e Enver Zymberit!

Katër serbë janë arrestuar të shtunën që lamë pas në Bjeshkët e Moknës në Istog. Me veturën me flamur të Serbisë, katër persona kishin filluar të gjuanin me armë në bjeshkë, deri sa Policia e Kosovës arriti në vendin e ngjarjes për ti arrestuar ata.

Burime të Indeksonline mësojnë se njëri nga të arrestuarit është edhe Radomir Kasalovic. Emri i tij është i njohur për drejtësinë ngase ka qenë njëri nga të dyshuarit për vrasjen e policit kosovar, Enver Zymberi.

 

Kasalovic ishte arrestuar në tetot të vitit 2014 nga policia e Eulexit ngase ishte si i dyshuar për vrasjen e Zymberit. Të njëjtin e kishte intervistuar disa herë edhe Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

 

Atëbotë, Kasalovic (1972) përballej me akuzën për vrasje të rëndë, tentim të vrasjes, armëmbajtje pa leje dhe pengim te personave zyrtarë në detyrë. Por, Kasalovic ishte liruar më pas nga këto akuza dhe i ishte kthyer lirisë, ndërsa rasti i tij kishte mbetur në procedurë të rregullt.

Kasalovic bashkë me tre shokë të tjerë u arrestuan të shtunën në bjeshkët e Moknës në një aksion mirë të organizuar nga Rosu dhe Policia e Kosovës.

Prokuroria kishte caktuar paraprakisht masën e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa më pas masa është vazhduar për 1 muaj.

Avokatët e të arrestuarve kishin kërkuar nga drejtësia kosovar që katër personat të transferoheshin në mbajtjen e paraburgimit në Veri të Mitrovicës. Kërkesa e avokatëve është pranuar menjëherë.

Radomir Kasalovic, P.M, M.U dhe G.M, shtetas serbë vazhdojnë të jenë në Veri duke vuajtur masën e paraburgimit prej 1 muajsh./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.