Njësiti K9 pranon donacion disa pajisje, Rohde: Gjermania partner i fortë për policinë e Kosovës
Njësiti K9 i policisë së Kosovës ka pranuar si donacion disa pajisje nga Misioni për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë.
I lumtur për këtë u shpreh ambasadori i Gjermanisë Jorn Rohde.

“Me anë të këtyre pajisjeve synohet të zbulohen dhe konfiskohen armët e vogla dhe të lehta. municionit dhe eksplozivëve”, tha Rohde.
Ai mbeti i mahnitur me profesionalizmin e Njësisë K9.
“Do të vazhdohet mbështetja. Gjermania do të jetë partner i fortë për policinë e Kosovës”, tha diplomati gjerman./IO