12-12-2024

“Nuk bëhet fjalë për mbyllje të universiteteve, por për refuzimin e akreditimit”

Pas rekomandimeve ndërkombëtare, është vendosur përfundimisht sot që Universiteti i Prizrenit, Pejës e Mitrovicës të mbyllen.

Vendimin e ka marrë sot Këshilli Shtetëror i Cilësisë.

 

Sipas njohësit të çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci,i kontaktuar nga Indkesonline ka folur lidhur me këtë çështje i cili ka thënë se,  nuk ka të bëje me mbylljen e Universiteteve por refuzimin e akreditimit i cili sipas tij është akt që mund të  rishikohet brenda një periudhë  njëvjeçare.

 

“Sipas mendimit tim  këtu bëhet fjalë për refuzimin e akreditimit  i cili është një akt që mund të  rishikohet brenda një periudhë  njëvjeçare . Pra nuk bëhet fjalë për mbylljen e  universiteteve  por ato nuk kanë të drejtë të regjistrojnë studentë  të rinjtë  deri në momentin kur tu jepet mundësia  për të aplikuar përsëri për akreditim  ose deri në momentin kur  vendimi rrëzohet me anë të ankesës . Pra nuk bëhet fjalë për mbylle por bëhet fjalë për  fjalë vetëm për refuzimin e akreditimit”, ka thënë Pupovci për Indeksonline.

Pupovci tha se duhet të shfrytëzohet mundësia e ankesës nga institucionet përkatëse, mirëpo sipas tij në këtë situatë ka edhe ndërhyrje politike që sipas tij situata mund të bëhet e paparashikueshme.

“Këtu duhet të shfrytëzohet mundësia e ankesës  e cila është e drejtë e të gjithëve dhe pastaj  varësisht prej asaj se cilat janë arsyet e mos akreditimit  besoj që do të veprohet edhe me rastin e  ankesës por po shoh që prej tash ka edhe ndërhyrje politike , kështu që kjo situatë mund të bëhet edhe e paparashikueshme”, u shpreh ai.

Njohësi i çështjeve të arsimit komentoj edhe deklaratën e Kryeministrit Haradinaj lidhur me këtë çështje i cili ka thënë se ky vendim është i papranueshëm. Sipas Pupovcit deklarata e tij beson që të jetë deklarate e cila nuk do të materializohet.

“Deklarata e kryeministrit i cili e quajti te papranueshëm vendimin  e një organi të pavarur  pa u njoftuar fare me të dhe paralajmëroj masa, nuk e di çfarë masa do të merre  mirëpo çfarë do masa që merren  e që e prekin këtë vendim besoj që  kanë me rezultuar me përjashtimin e agjencisë nga ENKA , tash ka mbet të përjashtohet edhe nga ENKA dhe të bëhet një izolim i plotë, po besoj që kjo ka qenë vetëm një deklaratë e cila nuk do të materializohet”, tha ai për Indeksonline.

Asnjë koment

Comments are closed.