26-11-2024

Nuk kalon rezoluta për rritjen e shtesave

Nuk ka marr votat e mjaftueshme rezoluta e propozuar nga shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri që shtesat për pensionistët , punëtorët shëndetësor dhe kategoritë e tjera të kthehen në shumën paraprake.

Kjo rezolutë nuk kaloi në Kuvend, pasi që vetëm 22 deputetë votuan për, 56 kundër dhe 1 abstenim.

“Rezolutën e kemi propozuar me dy rreshta, kërkojmë që shtesat për pensionistët, për punëtorët shëndetësor, për institucionet e sigurisë dhe për kategoritë tjera që kanë përfituar nga shtesat gjatë kësaj periudhe që kanë përfituar gjatë kësaj kohe pandemie të kthehen në shumën e njëjtë paraprake, pikë. Çka bëhet në këtë seancë të nderuar ministër i financave, e zëvendës kryeministër. Folët për popullizëm. Po a ka more ma popullizëm se me dalë e me kërku votën dhe të thoni se po i rrisim pensionet e të shkoni derë më derë, e takuat çdo sindikatë dhe në fund të na thoni se nuk ka buxhet”, ka thënë Besnik Tahiri.

Asnjë koment

Comments are closed.