Nuk kalon vendimi për formimin e komisionit të zgjedhjes së drejtorëve dhe zv/drejtorëve në Prizren
Më 26 tetor të këtij viti në Asamblenë Komunale të Prizrenit ishte votuar pro formimit të dy komisioneve përzgjedhëse për rekrutimin e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të shkollave në këtë komunë.
Kundër këtij vendimi ka dalë Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren, duke e apeluar në MAPL, për siç ka thënë, për shkak të mos ekzistimit të kuorumit në sallë, ku edhe është votuar.
Si rrjedhojë, MAPL ka vlerësuar se kjo pikë e rendit të ditës nuk i ka marrë votat e mjaftueshme të anëtarëve të Kuvendit të Komunës.

Si më poshtë ju prezantojmë përgjigjjen në kërkesë dërguar nga MAPL-ja në adresë të Kryesueses së Asamblesë, Antigona Berisha – Bytyqi./04 Online

