09-05-2024

Suharekë: Arrestohen dy të mitur pasi e vodhën një televizor në shkollë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Suharekë, ku dy të mitur kanë vjedhur një televizor të shkollës.

Rasti është raportuar dje rreth orës 08:55.

Sipas policisë, të miturit gjatë natës kanë hapur me forcë dritaren e shkollës “Shkëndija” dhe përmes saj kanë depërtuar dhe kanë kryer vjedhjen.

Vlera e televizorit raportohet të jetë 400 euro.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:

Asnjë koment

Comments are closed.