“Nuk m’heqin qafe edhe aq lehtë”, “Kur u bashkuam i bonëm 440 mijë vota” – Kë e paralajmëroi Osmani?
Në Kallxo Përnime, presidentja u pyet “A mendon që ke me vazhdu me qenë n’politikë pas postit të presidentes?”
Osmani u përgjigj në mënyrë interesante, duke thënë se “Nuk m’heqin qafe edhe aq lehtë.”
Kujt po i referohej?
Para kësaj pyetjeje, ajo u pyet se a do të hidhërohej nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta kandidonte përsëri për presidente dhe a do të donte të kishte një mandat të dytë.
Osmani u përgjigj: “Ende nuk e kam vendosë një gjë të tillë, t’them shumë sinqerisht, për shkak se ka shumë faktorë që duhet me u marrë parasysh.”
“Jo, sepse edhe kandidimi nuk ka qenë i Vetëvendosjes herën e kalume, ka qenë i përbashkët, dorën në zemër, sepse kur patëm kandidu ndamas, unë i pata marrë diku 200 mijë vota, diku 225 mijë Vetëvendosja, po kur u bashkuam pastaj, i bonëm 440 mijë vota.”
“Ajo çka po them unë është se ajo ka qenë forcë e përbashkët, rezultat i përbashkët. Rrjedhimisht, edhe ne të dy [Osmani dhe Kurti] kemi qenë në krye të fushatës, kandidat për president dhe për kryeministër, pra e kemi përkrahë njëri-tjetrin, sepse kur po përkthehet “jo, ty t’ka përkrahë Vetëvendosja”. Po kadale, se reciproke ka qenë kjo gjë. Reciproke ka qenë kjo gjë. I kemi bashku forcat dhe besoj se kemi arritë një rezultat t’mirë” – shtoi Osmani.
Kujtojmë se tashmë është bërë edhe publike që Osmani dhe Kurti nuk kanë marrëdhënie të mira mes tyre.
Osmani shpeshherë ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për tema të ndryshme, kryesisht për politikën e jashtme.