Nuk miratohet në kuvend marrëveshja me Danimarkën, për të burgosurit
Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca plenare, ku në rend të ditës janë 39 pika.
Vëmendja e rendit të ditës është bartur kryesisht te marrëveshjet ndërkombëtare, raporton Indeksonline.
Në mesin e rendit të ditës ishte edhe votimi i Projektligjit për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës, për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan, për ekzekutim të dënimeve daneze.
Marrëveshja në fjalë u votua nga deputetët, ku 75 prej tyre votuan për, 1 kundër e asnjë nuk abstenoi.
Në mungesë të votave të përcaktuara për, marrëveshja nuk u miratua.