12-12-2024

Prizren: E rrahën dhe e futën me forcë në veturë një person, arrestohen katër burra

Në Prizren janë arrestuar  katër burra, pasi që të njëjtit pas një zënke e kanë sulmuar fizikisht një person.

Referuar njoftimit nga Policia, të dyshuarit e kanë futur me forcë në veturë viktimën dhe e kanë dërguar në një lokacion tjetër.

|Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. / Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.