22-07-2024

Prizren: Policia njoftohet për një rast dhune në familje, gjen arsenal armësh në shtëpinë e të dyshuarit

Policia në Prizren, dje ka pranuar një informacion se në fshatin Zojz, është një rast i dhunës në familje.

Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin Xh.A. (viti i lindjes 1973), i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje familjare, ai e ka rrëzuar tavolinën e bukës dha ka lënduar gruan dhe djalin e tij.

Sektori i hetimeve të Stacionit Policor Prizren VERI, gjatë hetimit të rastit ka gjetur prova se i dyshuari posedon edhe armë pa leje dhe gjatë kontrollit ne shtëpinë e tije është gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provave materiale disa armë:

• Një AK47-Lloji i pa njohur
• Dy granata dore-Lloji i pa njohur
• Një raketa hedhes-Lloji i pa njohur
• Dy predha te raketa hedhësit-Lloji i pa njohur

• Katër fishek kalibri i pa njohur

Mund të jetë një imazh i teksti
Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘‘Kanosje ’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Asnjë koment

Comments are closed.