02-12-2024

“Nuk pamë asgjë, dëgjuam vetëm pam-pam”, tregojnë banorët e Banjskës pas sulmit (VIDEO)

Pas sulmit terrorist ku mbeti i vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, Banjska, pothuajse i është rikthyer normalitetit. Prezenca e forcave të njësive speciale atje nuk ofron vetëm sigurinë e banorëve të cilët përjetuan tmerr për 24 orë, të dielën e 24 shtatorit, por edhe për të ndërtuar raporte të mira me banorët aty. E kjo, duke filluar nga të vegjlit.

E ajo çka u përjetua në Banjskë banorët hezitojnë ta ndajnë me gazetarë.

Të traumatizuar e me pak fjalë, ata thonë se nuk arritën të shohin asgjë, pos zhurmës së shkëmbimit të armëve.

Pyetje: A keni parë diçka, si e përjetuat situatën?
Qytetari: Nuk kam parë asgjë, sepse të thash që ishim kështu dhe vetëm këtu (të ulur) asgjë më shumë.  Të gjithë, vetëm atë. Sepse ishte një gjuajtje e madhe. Askush nuk ka parë asgjë. Vetëm pam-pam”, përfundon qytetari i cili nuk do që t’i zbulohet identiteti.

Në qendër të Banjskës, pak metra larg manastirit, gjenden dy kafiteri, të cilat frekuentoheshin nga banorët lokalë e të cilët flisnin mes vete për situatën e krijuar.

Ndërkohë, fëmijët që po shëtisnin rrugës, përveç sigurisë nga policët shërbeheshin edhe me çokollata./BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.