02-12-2024

Prizren: Punëtori sot vdiq në vendin e punës, pasi i ranë qeramikat në kokë

Një punëtor sot ka ndërruar jetë në Prizren, pasi në vendin e punës i ka rënë në kokë një pako me qeramika.

Lajmin për Telegrafi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policinë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se personi ka vdekur në QKUK si pasojë e plagëve të marra.

“Sipas hetimeve të para thuhet se nga ballkoni i katit të dytë i ka rënë një pako me qeramika në kokë. Personi ka vdekur në QKUK për shkak të plagëve të marra në vendin e punës. Rasti ka ndodhur rreth orës 09:22 në rrugën ‘Brigada 125’ në Prizren”, tha Gashi. /Telegrafi/

Asnjë koment

Comments are closed.