23-11-2024

Nuk u përgjigjej thirrjeve, nga Tribunali Special i shkojnë në shtëpi pjesëtarit të UÇK-së

Nga emra të shumtë të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët morën ftesë për t’u paraqitur para Dhomave të Specializuara të Speciales, është edhe Faik Zogaj.Më 25 shkurt kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, njoftoi se Gjykata kishte ftuar edhe Zogajn.Sot, më 29 tetor, është edhe data e fundit kur Zogaj do të duhej të paraqitej para kësaj Gjykatë, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Është vetë Zogaj, i cili deklaroi se nuk do të paraqitet para kësaj gjykate, të cilën thotë se nuk e njeh.Dje, përfaqësues zyrtarë të Gjykatës i shkuan në shtëpi dhe i kërkuan të paraqitej para Dhomave të Specializuara.“Unë kam deklaruar edhe më parë se nuk do të paraqitem para kësaj gjykate, sepse nuk e njoh. Derisa kriminelët serbë i lënë të lirë e arrestojnë vetëm ish-ushtarët e UÇK-së, nuk i paraqitna kësaj gjykate, në atë ditë që kriminelët i arrestojnë është tjetër.

Lexo edhe:

Skandalet në arsimin prizrenas, ish-zv.drejtorët e shkollave marrin paga pa punuar

Ne e kemi pasur një komandant që ka qenë gjatë luftës, Komandant i Stacionit policor të serbëve, edhe e di me emër e mbiemër për këtë kemi çu edhe dëshmi në Prokurorinë e Kosovës, i cili me granata dorë na i ka mbyt familjarët tanë, edhe përderisa ata nuk dalin para drejtësisë, ne s’kemi pse me dal sepse s’kemi bë kurrgjë, absolute s’kemi bërë asgjë me civil. Kjo është prej Dick Marty-t që ka rrjedhë e deri më tash në bashkëpunim me Serbinë, kjo është e papranueshme për neve”, tha ai për lajmi.net

Asnjë koment

Comments are closed.