Gjatë katër ditëve të fundit në Prizren kanë lindur 32 foshnje. Karakteristikë është numri barabartë i të porsalindurve sa i përket gjinisë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa”, lindën nga 16 djem dhe po aq vajza.
Gjatë këtyre ditëve ka pasur një lindje gemellare (binjak), ku edhe në këtë rast ka lindur një djalë dhe një vajzë.
Për dallim nga ditët e mëparshme, kur numri i lindjeve ‘cezariane’ (me operim) ka qenë më i lartë, apo së paku 1/3 e tyre, kësaj here kemi vetëm 6 raste të tilla. /GazetaePrizrenit.net/