19-09-2020

Numër i madh i të infektuarve, Zvicra fut në listën e zezë Shqipërinë

Zvicra ka përditësuar listën e shteteve, të cilat përbëjnë rrezik për lëvizje të qytetarëve si pasojë e pandemisë së COVID-19.

Sipas autoriteteve helvetike, duke filluar nga data 20 gusht, në listën e zezë do të shtohen 12 shtete, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Kjo nënkupton që shtetasit shqiptarë dhe të vendeve të tjera të listuara, privohen nga lëvizja e lirë drejt Zvicrës dhe anasjelltas.

 

 

Qeveria e Bernit vlerëson se në bazë të raportit epidemiologjik 6 shteteve të tjera u hiqen kufizimet, në mesin e të cilave edhe Serbisë.

Pas dy ditësh emigrantët shqiptarë, të cilët jetojnë në Zvicër por janë me prejardhje nga rajonet në administrim të shtetit serb, mund të vijnë lirshëm në vendlindjen e tyre për pushime të verës, pa pasur nevojë për PCR test negativ apo karantinë 14 ditore

Asnjë koment

Comments are closed.