19-04-2024

Shaqir Totaj mban konferencë shtypi pas shkarkimit të drejtorëve të shkollave nga Haskuka

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren,  Shaqir Totaj ka paralajmëruar se sot do të mbajë konferencë për medie, ku do të flas lidhur shkarkimet e fundit të drejtorëve të shkollave, nga ana e kryetarit të Komunës,  Mytaher Haskuka.

Haskuka ka ndërruar disa zëvendësdrejtorë dhe shumicën e drejtorëve të shkollave, ndërsa në vend të tyre ka preferuar që pa konkurs të emërojë disa mësimdhënës, disa prej të cilëve nuk kanë as trajnimin për menaxher shkolle.

Konferenca e Totajt mbahet në zyrat e degës së PDK-së në Prizren, në orën 11:00. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.