24-11-2024

Numrit dy të qeverisë kroate i publikojnë foto komprometuese me prostituta në Beograd

Mediat e Zagrebit kanë tërhequr vëmendjen e publikut me një histori të pazakontë të disa fotove ku supozohet të jetë  zëvendëskryeministrit, Tomislav Tolusiq me një prostitutë.

Gazeta “Nacional” pretendon se numri dy i qeverisë kroate ka qëndruar në një hotel në Beograd me një prostitutë ku edhe kanë konsumuar kokainë.

Mirëpo, pamjet e publikuara po dalin të jenë foto-montazh dhe pretendim për t’i shkatërruar karrierën zv/kryeministrit, njëherit ministrit të Bujqësisë, transmeton Indeksonline.

Fotot e diskutueshme të gazetës së njohur “Nacional”-it përshkruajnë se janë marrë nga një burim anonim.

Ndërsa, Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë hodhi poshtë se fotografitë mund të jetë të vërteta. SOA pretendon se pamjet e publikuara ishin të montuara.

Lidhur për këtë rast ka reaguar edhe vet Tolusiq. “Jam shumë i sigurt se e di kush është prapa kësaj. Jam gati të kaloj teste të drogës dhe në ndonjë mënyrë tjetër të ndihmoj të hetohet ky manipulim”, është deklaruar ai. /Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.