16-04-2024

AAK-ja akuzon Haskukën për punësim të militantëve partiakë

Njoftimi i Zyrës së Personelit për kandidatin më të suksesshëm të rekomanduar nga Komisioni Përzgjedhës i Shërbimit Civil të Komunës së Prizrenit për një vend pune në Drejtorinë e Inspektorateve ka ngjallur reagimin e shefit të këshilltarëve të AAK-së në Kuvendin e Prizrenit. Ilir Baldedaj ka akuzuar kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, për ‘importimin’ e militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga komunat e tjera në Prizren”.

“Çmenduria e radhës e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, është importi i militantëve të Vetëvendosjes nga komunat e tjera në Prizren. Çmenduri dhe margaritar, dhe importi vjen nga një komunë shumë më e vogël se Prizreni, nga Malisheva. S’ka kuadro Prizreni, ndërsa Malisheva ka për vete dhe për eksport, prandaj Mytaher Haskuka, i gjendur në situatën që s’ka kuadro në Prizren importon”, ka thënë Baldedaj. Ai ka theksuar se është e habitshme se si nuk paska mbetur asnjë kuadër as te partnerët e koalicionit qeverisës komunal për këtë vend pune.

“Haskuka i punësoi të gjithë militantët e Vetëvendosjes nga Prizreni dhe tash duhet të importojë militantë të Vetëvendosjes nga qytetet e tjera”, ka deklaruar Baldedaj./koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.