23-04-2024

Shkollat e rajonit të Prizrenit vazhdojnë grevën

Mësimdhënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme të komunës së Prizrenit, por edhe kolegët e tyre nga ky rajon edhe sot kanë vazhduar grevën e nisur,  javën e kaluar nga SBASHK-u, në kërkim të rritjes së koeficientit të pagave të tyre.

Ndonëse po dalin në vendet e tyre të punës, ata nuk mbajnë mësim.

Nënkryetari i SBASHK-ut në nivel rajonal, Mejdin Rrahmani, ka thënë sot për portalin “GazetaePrizrenit.net” sot se shkollat vazhdojnë grevën, dhe se mësuesit janë unik dhe këmbëngulës në kërkesat e tyre.

Derisa disa kryetarë komunash dhe drejtori të arsimit në nivel të rajonit të Prizrenit kanë apeluar për fillimin e procesit mësimor, përkundër thirrjeve të Sindikatës, mësimdhënësit nëpër rrjete sociale përmes mesazheve po bëjnë thirrje, siç kanë shkruar “të mos mashtrohen”, nga premtimet qeveritare, por të vazhdojnë grevën, duke thënë se oferta e Qeverisë vlen vetëm për një vit, ndërsa ata po kërkojnë rritjen e koeficientit. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.