27-11-2024

“Nusja” nga Lubinja e Zhupës së Prizrenit tashmë një filtër Instagrami

Fotografia e famshme e “Nuses Kosovare”, që shfaqë traditën mbi një mijëvjeçare të Lubinjës së Zhupës së Prizrenit, e shpallur si ‘fotografia e ditës’ në 2013-tën në National Geographic, është shndërruar në filtër të Instagramit.

Fotografia “Nusja” nga Kosova – e realizuar nga Nita Zeqiri – ishte zgjedhur Foto e Ditës nga revista prestigjioze “National Geographic”.

Imazhi paraqet një traditë të vjetër mbi një mijëvjeçare që është përcjellur brez pas brezi deri në ditët e sotme.

Fytyra e nuses pikturohet në shumë shtresa të bukura të ngjyrës që simbolizojnë gjëra të caktuara.

Tre rrethet e arta që simbolizojnë ciklet e jetës. Rrethet e brendshme të kuqe janë simbole të pjellorisë dhe e gjithë fytyra është e mbuluar me pika të kuqe dhe të kaltra, që përçojnë dëshirën dhe urimin për nusen e re që të ketë familje të shëndetshme dhe të lumtur.

Filtri u krijua nga agjensioni Hallakate që është agjensioni i parë i mediave sociale në Kosovë.

Për të provuar këtë filtër klikoni KËTU

Asnjë koment

Comments are closed.