24-04-2024

Nxënësit e Suharekës kërkojnë ekskursion e mbrëmje të Maturës, Muharremaj i drejtohet MASHT-it

Kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj ka zhvilluar një takim me drejtorët dhe nxënësit e shkollave të mesme të kësaj komune, e në të cilin u diskutuan në lidhje me kërkesën e këtyre të fundit për mbajtjen e ekskurzioneve dhe Mbrëmjes së Maturës.

Ai iu është drejtuar me një apel publik MASHT-it që të shqyrtojnë këtë kërkesë.

“Andaj ne u drejtohemi me apel dhe kërkesë publike ndaj Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, që në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë ta shqyrtojnë këtë kërkesë.

Shqyrtojeni këtë mundësi që përmes një manuali apo rregullore e cila e ruan shëndetin e tyre, ta jetësojnë ëndrrën e tyre”, ka shkruar Muharremaj.

Asnjë koment

Comments are closed.